Liam McDonald nga Londra, ka pranuar disa fotografi nga nëna, të cilat kishte dashur t’ia dërgonte babait të tij.

I frikësuar se çfarë do të ketë në mesazhe, ai vetëm e ka fotografuar ekranin dhe imazhin e ka postuar në Twitter, transmeton Telegrafi.

“Për arsye që dihen, refuzoj ta hapë mesazhin që pranova dhe ishte nisur për të atin tim”, ka shkruar McDonald lidhur me imazhin.

Mesazhet që pranoi nga nëna

Miqtë e tij kanë qenë të shpejtë, t’i kërkojnë ta hapte fotografinë menjëherë, vetëm se mos ta postonte, po që se ajo shfaqet e zhveshur.

“Bëje shpejtë, të qeshim të gjithë”, si dhe “mund të jetë diçka krejtësisht normale”, kanë qenë dy nga komentet që u pëlqyen më së shumti.

Disa të tjerë, jo vetëm që i kërkuan t’i shlyente fotografitë, por edhe ta largonte në tërësi aplikacionin nga telefoni.