Katër futbollistë e kanë konfirmuar pensionimin nga Kombëtarja e Italisë, e cila mbrëmë dështoi të kualifikohet për Kupën e Botës Rusia 2018.

Italia barazoi mbrëmë në shtëpi me Suedinë në kuadër të ndeshjes së dytë të “play-off” për Kupën e Botës, pasi që e kishte humbur ndeshjen e parë në Stokholm, dhe kështu dështoi të sigurojë pjesëmarrjen në botëror pas plot 60 viteve, transmeton Express.

Kapiteni dhe portieri i Italisë, Gigi Buffon, ishte i pari që njoftoi tërheqjen nga kombëtarja, e pas tij e bën edhe tre futbollistë të tjerë.

Bëhet fjalë për dy mbrojtësit e Juventusit, Giorgo Cheillini dhe Barzagli, si dhe për mesfushorin e Romës De Rossi, shkruajnë mediat italiane.