Kriptovaluta Ripple, të premten e kaluar u rrit me shpejtësi duke arritur vlerën e tregut prej 91.3 miliardë dollarë.

Aktualisht vlera e Ripple ka arritur në 2.35 dollarë me një rritje prej 110 për qind.

Nga numri total prej 100 miliardë monedha Ripple aktualisht në qarkullim janë 38.74 miliardë valuta.

Kriptovaluta Ethereum u zhvendos në vendin e tretë me vlerë të.tregut prej 83.78 miliardë dollarësh.

Megjithatë Bitcoin mbetet lider i monedhave kriptografike, e cila aktualisht ka vlerën e 13,700 dollarëve me një vlerë të tregut prej 230.5 miliardë dollarësh dhe përbën 36 për qind të tregut të të gjithë kriptovalutave.