Rita Ora është një nga këngëtaret më të dashura anekënd botës.

Ajo së fundmi u bë pjesë e eventeve më të mëdha prestigjioze. Rita jo vetëm që është e talentuar, ajo shpesh e ka treguar edhe anën tjetër të saj, atë prej aktoreje të vërtetë. E një rol të vogël, e pati edhe në talent show-n “The Voice of Germany”.

Rita doli para jurisë të cilët ishin me shpinën e kthyer rëndom siç ndodh në këtë show televiziv dhe nisi ta këndoi këngën e saj “Your Song”. Ndërsa nuk shkoi dhe shumë kohë dhe anëtarët e jurisë shtypën butonin për ta parë atë, gjë që ishte diçka tejet emocionuese dhe befasuese kur panë se Rita ishte aty.