Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të pestë “Topin e Artë”.
Ylli i Real Madridit sërish është shpallur lojtar i vitit sipas revistës së mirënjohur franceze “France Football”.

E lidhur me këtë ai ka thënë disa fjalë në statusin e tij në Instagram , teksa shihet I lumtur me çmimin në dorë, shkruan Gazeta Observer.

E për çmimin ai ndjehet falënderues ndaj shumë personave.

“Edhe një ëndërr tjetër mu bë realitet. Ndjenjë e pa përshkueshme. Faleminderit familjes time, miqve, bashkëlojtarëve të mijë, trajnerëve dhe çdokujt tjetër që ka qëndruar përkrah meje për tërë këto vite 👌🏽🔝”, ka shkruar Ronaldo. E për pak minuta kanë vërshuar pëlqimet e fotografisë dhe urimet e shumta për çmimin./Gazeta Observer