Pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Lëndime trupore kanë pësuar të dy të dyshuarit të cilët janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” të Obiliqit, mëngjesin e djeshëm.