Pesëdhjetë vjet më parë, në dhomën numër 509 të konviktit të parë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kishte nisur studimet Ibrahim Rugova, i cili dy dekada më pas do të shndërrohet në udhëheqësin kryesor të popullit të Kosovës në rrugën e gjatë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në vitin 1967 Rugova kishte regjistruar në Prishtinë Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe ishte vendosur në dhomën 509 të konviktit bashkë me tre studentë tjerë: Rexhep Ismajlin, tashmë akademik, Shaban Shabanin dhe Xhemaledin Salihun, studentë nga Presheva. Në këtë dhomë shpesh gravitonte edhe Riza Halimi, tashmë politikan nga Presheva.

Salihu gjatë një rrëfimi për gazetën “Zëri” jep detaje nga jeta studentore e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke e vlerësuar si shqiptarin me zemër të pastër dhe studentin që thellohej në lexime edhe kur shokët e dhomës nuk ndaleshin së biseduari me zë të lartë.

Salihu thotë se në atë kohë në Qendrën Studentore të Prishtinës ishte vetëm një konvikt, ndërsa në dhoma ishin nga dy shtretër, ku flinin katër studentë.

Ibrahim Rugova i konvikteve, rrëfimi nga cimerët

Ibrahim Rugova i konvikteve, rrëfimi nga cimerëtMësojeni se në cilën dhomë banonte Rugova dhe kush ishin cimerët e tij

Posted by Zeri on Donnerstag, 28. Dezember 2017