Cila eshte prejardhja e familjes se komandantit legjendar te UCK-se, Adem Jashari ? – Kush ishte romi i cili me nje gjysme thesi drithe e shpetoi familjen e Murat Jasharit nga uria? – Si mundohej pushteti i atehershem t`i detyroje Jasharet qe ta leshojne Prekazin? Cili nga anetaret e familjes e pengoi shitjen e pasurise se Jashareve dhe shpernguljen nga Kosova?

Para rreth treqind vjeteve, nga tre vellezer shqiptare:Jashari, Meha dhe Kadriu do te nisin te krijohen tri lagje te Prekazit, ketij fshati te Drenices, me te zeshmit ne historine e re te Kosoves. Njeres prej familjes se ketyre tri lagjeve, asaj qe do te pagezohet me emrin e te parit prej tre vellezerve e qe me vone trasheeguesit e saj do te njihen si Jasharet, historia do t` i jape vulen qe pas 5 marsit te vitit l998, gjithandej ku frymojne shqiptaret dhe kudo ne bote, te njihet si familja qe me vetesakrificen me sublime, i hapi definitivisht rrugen lirise se Kosoves.

Do te jene brezat kater, pese dhe gjashte te kesaj familjeje, ata me te cilet do te identifikohet ditelindja e kesaj lirie, e enderruar me shekuj nga shqiptaret e Kosoves, ndersa plaku i urte Shaban Jashari me djemte Hamzen e Ademin, si me nipat e mbesat e tij, ata qe me gjakun e tyre, do t` i japin Prekazit nder shekuj breza, nderin qe te quhet vendlindja e lirise se Kosoves. Ne gjithe kete nder e patriotizem te cilin Jasharet ia lane per trashegim historise se atdheut, Adem Jashari, djali i trete i Shabanit e Zahides, do te jete figura kryesore me te cilen do te nise te shkruhet kjo histori. Per nje pjese te kesaj historie dhe per shume gjera te padegjuara deri tash, ne nje rrefim te jashte-zakonshem per „Zerin“, flet Rifat Jashari, deshmi e gjalle e rezistences shumevjeçare te familjes legjendare Jashari kunder pushtuesit serb.

TRUNGU TREQINDVJECAR I FAMILJES

Cila eshte prejardhja e familjes Jashari ?

Rifat Jashari: Ne baze te historise te cilen neve na e kane shpjeguar te paret tane, familja jone, ka jetuar ne Prekaz te Poshtem para shume vjeteve. Per gjashte vjet l952-l958, babait nuk ka guxuar t` i vije per vizite as daje, as nip e as shok… Kur ne Kosove vinte ne ate kohe ndonje funksionar i larte nga Beogradi, babe Shabanit i ndalohej dalja nga shtepia, ndersa policet i thoshin: „Rri ne shtepi e mos leviz“. Prekazi i Poshtem perbehet prej kater lagjeve:lagjja Jasharaj, Kodra, Meha dhe Lushtaku. Tri lagjet e para jane krijuar prej tre vellezerve: Jasharit, Kadriut dhe Mehes, prandaj edhe jane te nje gjaku, ndersa Lushtaket jane te ardhur me vone ne Prekaz.

Jashari ka pasur tre djem, ndersa familja e Adem Jasharit, rrjedh prej ddjalit te trete te Jasharit, Muratit, prej te cilit pastaj jane krijuar brezat e tjere te familjes tone: Fazliu, Murati, Shabani, pastaj une, Hamza e Ademi, dhe brezi i djemve dhe nipave tane. Prej ketij trungu familjar, une jam gjenerata e peste, ndersa djemte e mi, te Hamzes e te Ademit jane gjenerata e gjashte.
Fale Zotit, tash ne i kemi edhe nipat e vegjel dhe trungu yne familjar po degezohet gjithnje e me shume, per dallim prej te kaluares, kur neper brezat e familjes Jashari ka qene vetem nga nje gjenerate pasardhesish. Kjo fije e holle e trashegimtareve te Jashareve ka bere qe edhe origjina e familjes tone te mos jete e veshtire per t` u shpjeguar.

Cka mund te thoni per te kaluaren e te pareve tuaj, cfare ka qene ajo?

Rifat Jashari: I pari yne, Murati, emri i te cilit eshte perterire tri here brenda gjashte brezave te familjes sone, ka shkuar ushtar apo „asqer“ si i thoshin ne ate kohe, ne Pleme te Vogel, ne te vellait te vet. Prej asaj kohe, tregojne se ai nuk eshte kthyer kurre ne shtepi. Murati e ka lene ne djep djalin e tij te vetem, Fazliun, gjashte muajsh, te cilin e ka rritur mixha i tij.

Kur ka ndodhur kjo, a mund ta thoni perafersisht?

Rifat Jashari: Ka ndodhur kjo dikund para rreth 3OO vjeteve. Prej shkuarjes dhe moskthimit te Muratit ne shtepi, per familjen tone fillon nje lloj „peni i holle“ qe gjithmone ishte ne prag te keputjes. Mirepo, fale Zotit, kjo nuk ka ndodhur. Fazliu, te cilin sic thame, Murati e kishte lene ne djep, ishte rritur dhe bere nje njeri i ndershem perkunder asaj se ishin atehere kohe te veshtira nen roberi, dhe kohe kur ka pasur shume ngaterresa midis njerezve, marrje tokash dhe vrasje te meshkujve per shkak te pasurise. Me keto probleme per fat, Fazliu nuk ishte ballafaquar. Pasi ishte martuar , Fazliut i kishte falur Zoti nje djale – Muratin, qe ishte babagjyshi yne. Murati pastaj i kishte pasur dy vajza, qe me vone ishin martuar ne Llaushe dhe te vetmin djale – Shabanin, i cili ishte martuar me Zahiden, , nenen tone dhe na kane pasur neve tre djemve: mua (Rifatin), Hamzen dhe Ademin dhe pese vajza : Haven, Zylen, Zojen, Qamilen dhe Halimen. Djemte e mi, te Hamzes e te Ademit, jane gjenerata e gjashte e familjes Jashari.

Kur eshte lindur mixha Shaban?

Rifat Jashari: Babe Shabani ka lindur ne vitin kur eshte vrare Azem Bejta (l924), simbol i luftes kunder serbeve ne Drenice. Per babe Shabanin kane treguar se si femije ka qene shume hallelig kah shendeti dhe eshte rritur me veshtiresi te medha. Qe ne femijeri, babagjyshi i kishte treguar atij per luften e Azem Bejtes dhe qendresen e tij heroike. Gjate kohes sa ka jetuar babagjyshi Murat, zullumet e pushtetit serb ndaj familjes sone kishin qene te tepruara dhe kete e kishte provvuar edhe babagjyshi, por edhe babe Shabani. Ndonjehere keto ajtje kishin ardhur edhe vete rrethi i tyre, i cili ne ate kohe kishte frike te madhe nga pushteti.

Ne ato kohe te veshtira, shume njerez i kane thene babagjjyshit qe ta shese token dhe pasurine dhe ta leshoje vendin, sepse kishin menduar se vetem ashtu familja jone mund t` i shpetoje zullumit te madhe qe po i bente pushteti. Por, babagjyshi nuk kishte dashur ta beje kete. Nga te paret, ai kishte trasheguar afer l9 hektar toke e mal, dhe kete pasuri ne, pasardhesit e tij, e kemi sot e asaj dite, ne kete vend, ne Prekaz.
Ne ate kohe kur babagjyshi kishte presione te medha nga pushteti per t` u shperngulur nga Prekazi dhe nga Kosova, trojet shqiptare po i leshonin nje numer bukur i madh i shqiptareve. Nje here, per shkak te presionit te tepruar edhe babaggjyshi veç sa nuk e kishte shitur pasurine per ta marre me gjithe familje rrugen e mergimit.

ALI XHEMA – ROMI QE E SHPETOI FAMILJEN E MURAT JASHARIT NGA URIA

Mixha Shaban e ka theksuar ne nje rrefim te mehershem per „Zerin javor“, se nena e tij ka qene personi kryesor qe nuk e ka lejuar Muratin ta shese pasurine dhe ta leshoje Prekazin?

Rifat Jashari: Ashtu eshte. Shtylla kryesore e babaggjyshit ka qene e shoqja e tij Halimja, gjyshja jone. Ajo ka qene nje grua burrnore prej nje familjeje te forte nga Kosterci (tash Kastrioti). Miqasia ne ate kohe i kishin thene babe Shabanit: „ Shite pasurine dhe largohu prej ketu, sepse ketu nuk ke jete te gjate, o Murat!“. Por, gjyshja jone , Halimja, kishte kundershtuar duke thene :“Pasuria nuk shitet. Ne qofte se ky djale (Shabani) qe na e ka fale Zoti eshte me ymer, do ta trashegoje kete vend“.

Babe Shabani, atehere i kishte pasur 6-7 muaj, ndersa vendosmeria dhe kembengulja e gjyshes Halime, kishte bere qe familja jone ta vazhdoje jeten ne kete truall ku jemi edhe sot. Me vone, tregojne se si eshte rritur babe Shabani dhe per te thone se qe nga femijeria ka pasur nje inteligjence te larte, te dhuruar nga vete natyra. Ne rinine e tij, nuk kishte shkolla te larta e fakultete, ku do te mund te shkolloheshin, por ai e kishte kryer ne ate kohe medresene, ndersa pas sherbimit ushtarak, babai e kishte kryer edhe nje kurs per t` u bere mesues. Pas kthimit nga ushtria, si nje nga intelektualet e pare ne Drenice., babai kishte filluar te punoje si mesues ne Drenice. Me se shumti ka punuar ne Terdec, Obri, Prekaz,Kline, Prelloc, Skendeeraj, etj. Si mesues ka punuar prej vitit l949-l952, kur edhe burgoset nga pushteti i atehershem.

Sa kane jetuar gjysherit tuaj?

Rifat Jashari: Babagjyshi Murati, ka jetuar deri ne vitin l962, ndersa gjyshja Halimja deri ne vitin 1963.

Thate se gjyshi juaj Murati, ka pasur shume presion qe ta shese pasurine e tij dhe te largohet nga Prekazi. A ju ka treguar mixha Shaban diçka per te kaluaren e babait te tij?

Rifat Jashari: Me kujtohet nje rast te cilin ma ka treguar babe Shabani. Rasti eshte shume i dhembshem, por po e tregoj. Ne kohen sa ka qene babai ushtar, ne Kosove kishte qene skamje e bukes dhe, babashyshi Murati kishte shkuar neper fshatra te Drenices, qe te kerkoje buke, sepse mashkull tjeter nuk kishte pasur ne familjen tone. Kerkon gati tere diten, por nuk gjen askund buke. Nuk i jep askush. Duke u kthyer nga Llausha e takon ne rruge Ali Xhemen, nje rom, i cili i thote babagjyshit:“O Murat Fazlia, nje Zot eshte , si ketu, si atje…pse po merzitesh?“, duke menduar se Murati po merzitej per djalin (Shabanin) qe i kishte shkuar ushtar. „Jo more burre, nuk po di çka me ju ba robve n`shpi qe s` e kane kokrren e miellit, se per Shabanin, as qe po me bjen ne men“, ia kishte kthyer babagjyshi.

Ali Xhema ia jep babagjyshit nje gjysme thesi miell dhe ky kthehet ne shtepi….Eshte interesant se ne sulmin e 5 marsit te vitit l998 mbi familjen tone dhe ne Drenice, Aliut iu kane vrare tre anetare te familjes nga forcat serbe. Prej Muratit qe ishte djali i trete i Jasharit jane krijuar brezat e tjere familjare:Fazliu, Murati, Shabani, une, Hamza e Ademi, dhe brezi i djemve dhe nipave tane. Prej ketij trungu, une Rifati jam gjenerata e peste, ndersa djemte e mi, te Hamzes e te Ademit jane gjenerata e gjashte.

Me vone, kur babai kthehet nga ushtria, fillon te punoje si mesues ne Skenderaj deri kur burgoset nga pushteti me akuzen se ka qene „i papershtatshem“. Eshte interesant te tregohet se para dy javeve, ne nje dasme ketu ne Drenice, djali im Murati takon aty nje burre prej Terdeci, i cili i thot Muratit : „Eh more djale, babagjyshi yt,Shabani, ma ka mesduar alfabetin shqip“. Ky burre i kish treguar Muratit edhe se si babai ia kishte mesuar atij dhe nxenesve te tjere kengen e Bajram Currit, ndersa i kish treguar edhe per ate se pas largimit te Shabanit nga shkolla, mesuesi tjeter u kishte thene nxenesve se „kjo kenga per Bajram Currin, te cilen ua ka mesuar mesuesi Shaban, eshte e ndaluar“, dhe siç thoshin atehere „irredentiste…“.

Dhe, siç tregova me heret, babane pastaj e burgosin ne Skenderajk, dhe prape babagjyshi mbeti i vetem. Cka te beje?- Mendon ta shese nje pjese te pasurise per ta nxjerre nga burgu djalin te cilin pushteti tenton ta joshe4 me gjera te ndryshme vetem e vetem qe ta beje te punoje per ta, duke i premtuar pasuri te madhe. Keto ai s` i kishte pranuar . Prej atehere, ai u ballafaqua çdo here me veshtiresi te medha, duke filluar nga problemet ekonomike, presionet e ndryshme e deri te izolimi i tij nga pushteti dhe rrethi per gjyshte vjet me radhe.

GJASHTE VJETET E RENDE TE IZOLIMIT TE MIXHES SHABAN

A mund te na tregoni ndonje shembull konkret te ketij izolimi qe i ishste bere ne ate kohe mixhes Shaban?

Rifat Jashari: Do ta permend nje rast qe ka ndodhur pikerisht te motra e madhe e babait ne Llaushe. Halla jone fejonte dy djemte e saj per nje dite. Dhendri yne, vjen dhe i thote bablokut: „Nese vjen ti Shaban, per mua nuk ka kurrfare fjale te nuses“, dhe e bind se duhet te shkoje te nipat e tij edhe pse ne ate kohe rrethi i ngushte , por edhe i gjere familjar, prej frikes se pushtetit, e kishin leçitur babe Shabanin. Shkon babai atje dhe futet ne ode ku ishin se paku 3O burra. Ata çohen menjehere prej aty dhe i thone dhendrit tone:“Nese Shabani eshte ketu, ne do te çohemi dhe do te ecim“. Dhe, per te mos ia prishur vaden motres se tij, babai çohet dhe largohet nga fjala e nuses. Per gjyshte vjet, babait nuk ka guxuar t` i vije per vizite askush….

Bile bile, policia dhe pushteti i atehershem me urdheresa te ndryshme kerkonin nga babai, qe per çdo levizje te cilen ai do ta bente jashte katundit, t` i paraqitet patjeter policise. Ne ate kohe, kur ne Kosove vinte ndonje funksionar i larte nga Beogradi, per babane, me urdher te policise, ishte i ndaluar largimi nga shtepia. Gjate atyre diteve, policet i thoshin babait:“Rri ne shtepi e mos leviz“, ndersa per çdo levizje , se pari i thoshin te paraqitet ne polici dhe t` u tregoje atyre se ku e ka ne plan te shkoje dhe per çfare arsye. Kjo periudhe ka qene pas vitit l952 deri ne vitin l958.

Dmth. Keto kane qene vitet me te renda per mixhen Shaban?

Rifat Jashari: Po. Pikerisht vitet l952-l958.Gjate kesaj kohe babai ka perjetuar krizat me te medha dhe eshte ballafaquar me presionin me te madh per ta leshuar vendin. Ne ato vite, familja jone dhe dy familje te tjera te fshatait, te cilat regjimi i kishte ne sy per te keq, paguanin tatim te madhe, sepse keshtu, pushsteeti dodnte qe ta mbaje presionin mbi ne qe ta leshojme vendin. Babai i ka paguar shtetit tatim nga 45.OOO para te asaj kohe bashke me te bijte e Hamze Shasivarit dhe Haxhi Halimin. Ky ishte tatimi me i larte ne krejt komunen e Skenderajt qe paguante dikush.