Sazan Kimbo Mehmedi u mposht nga Branko Kojic të shtunën mbrëma në ndeshjen e zhvilluar në Luzern për titullin Iska.

Kimbo u mposht nga serbi pas vendimi të gjyqtarëve, gjë që nuk i pëlqeu aspak kikboksierit shqiptar. Ai thotë se iu bë e padrejtë dhe se dëshiron një rimeç në një vend neutral.

“Humbja është pjesë e sportit dhe duhet me marr mësim. Mirëpo humbjen qe ma bën mua ishte e padrejtë dhe ajo dhemb shumë. Është e pamundur te fitosh me pik në shtëpinë e organizatorit dhe kundra një Luftar të organizatorit, këtë e dëshmuan në Luzern. Kurse unë dhe të gjithë publiku prisje të shpallem fitues i këtij dueli. Sidoqoftë unë kërkoj revansh në një Ring neutral dhe gjyqtarë të pavarur”, tja fillimisht Sazan Mehmedi.

Ai gjithashtu foli edhe për personat që e kanë fyer.“Ju falënderoj nga zemra që më përkrahni edhe në këto momente të vështira dhe ende besoni ne kualitetin tim kurse ata që me shajnë dhe me fyejnë tregojnë nivelin e vet ku janë dhe i kisha lut mu fut vetëm një herë në Ring. Më vjen shumë keq që ju kam zhgënjyer por edhe vet jam i zhgënjyer nga gjyqtaret”, përfundoi Kimbo për Arena ring.