Projekti i Administratës Tatimore të Kosovës me kuponë fiskal ka ngjallur interesim të madh tek qytetarët e Republikës.

Mirëpo, kjo është ‘zbehur’ paksa me rastin kur ATK-ja vendosi që ta ndryshoi formën e kësaj kampanje.

Projekti në fjalë, i ka sjellur ATK-së miliona euro për afër tri vite.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri në një intervistë dhënë për “Indeksonline” ka folur për të hyrat e këtij institucioni financiar. Sipas tij, kanë shënuar rritje të vazhdueshme.

Ai ka shtuar se janë në fazën e analizimit se si do të modifikojnë formën e re të kuponëve fiskal. Imeri thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë në kohëzgjatje deri në dy vite.

Po ashtu si një ndër projektet më të  sukseshme në ATK ka rezulutar të jetë ai i Deklarimit Elektronik të tatimeve – EDI, që i njëjti ju ka mundësuar të gjithë tatimpaguesve të kryejnë tatimet e tyre.

Më tej, synimet që pretendon ti ketë shefi i ATK-së gjatë 2018-tës janë si në vijim:

  • Implementimi i Strategjisë së ATK-së 2015-2020,
  • Përmbushja e objektivave të parapara me Planin Vjetor të Punës,
  • Përmbushja e objektivave në kuadër të MSA-së,
  • Zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale,
  • Modernizimi i ATK përmes zhvillimit të sistemit te ri të Teknologjisë Informative,
  • Lancimi i faturës elektronike të TVSh-së, “E-Invoicing”,
  • Ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të riskut.