Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin me sekretarin shtetëror parlamentar në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes Ralf Brauksile ka theksuar se integrimi i Maqedonisë në NATO, është në krye të prioriteteve të Qeverisë.

Siç informojnë nga Ministria e e Mbrojtjes, Shekerinska ka shtuar se anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë do të tregojë se politika e dyerve të hapura të NATO-s është e gjallë dhe se jep rezultate.

“Vetëm me integrimin e vendeve-aspirante në NATO, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Ballkani në tërësi do të jetë i qetë, i sigurt dhe prosperues”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se demokracia, sundimi i së drejtës, liria e mediave dhe transparenca e plotë ndaj qytetarëve janë shtyllat në të cilat duhet të zhvillohet secili shtet bashkëkohor dhe shtoi se Republika e Maqedonisë është e përkushtuar që këto vlera të bëhen realitet për të gjithë qytetarët e saj.

Në Berlin sot Shekerinska do të takohet edhe me Mihael Rot, ministër shtetëror i Çështjeve Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.