Rreth 150 banorë në Njësinë Administrative Arras në Dibër janë bllokuar prej 20 ditësh. Bllokimi i banorëve në zonën e njohur si “Grykë Noka” ka ndodhur për shkak se përroi ka dëmtuar rrugën kryesore, shkruan gazeta Shekulli.

Banorët apelojnë për ndihmë pasi nuk kanë baza ushqimore për vete dhe bagëtitë e shumta nga të cilat sigurojnë jetesën.