Një shitëse në Spanjë është pushuar nga puna, pasi fëmijës së një blerësi i ka treguar të vërtetën për Babagjyshin. Gjykata tani ka vendosur se ajo megjithatë nuk mund të kthehet në punë.

Gjykata në Santa Cruz de Tenerif ka konstatuar se shkarkimi nga puna i shitëses është bërë me arsye, kështu është refuzuar ankesa e saj që ishte bërë gjatë Krishtlindjeve të vitit 2015.

Shitësja që punonte në sektorin e aksesorëve dhe orëve në një qendër tregtare, i kishte sugjeruar një babai dhe vajzës së tij 7-vjeçare që të shkojnë në pjesën tjetër të qendrës tregtare, me qëllim që të nëna të mund t’i blejë dhuratat e Krishtlindjeve pa problem.

Kështu vogëlushja mbeti e “habitur” kur kuptoi se dhuratat e Krishtlindjeve i blejnë prindërit e saj dhe nuk i sjell Babagjyshi. Lidhur me deklaratën e shitëses mbeten të habitur edhe prindërit e vogëlushes.