Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, është liruar nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në krye të uniformave blu është komanduar zv\drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rebani Jaupi.

Çako largohet nga kjo detyrë pas një periudhe gati tri vjeçare.

Ai zëvendësoi Artan Didin ndërsa në njoftimin e Ministrisë së Brendshme lirimi i tij argumentohet me sfidat e reja që e presin Policinë e Shtetit të cilat kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune.