Një grup aktivistësh të Lëvizjes Besa kënë vazhduar përplasjen ndërmjet dy grupeve brenda partisë Lëvizja Besa përmes një proteste të mbajtur sot.

Aktivistët i janë drejtuar ambulantës së Nexhmedin Kahrimanit, ushtruesi i detyrës kryetar i emëruar nga njëri fraksion i Lëvizjes Besa.

Protesta ka qenë e qetë, ndërkaq para ambulantës ka patur një kordon policor. Protestuesit mbanin në duar parulla përmes së cilave kërkohet dorëheqja e Nexhmedin Kahrimanit.

Përndryshe, Kahrimani u votua si ushtrues detyre kryetar i Lëvizjes Besa nga një grup prej 64 kuvendarëve të Lëvizjes Besa, të cilët njiherit shkarkuan kryetarin Bilall Kasami.

Protesta para baneses se deputetit Nexhbedin Karimani i levizjes BESA

Posted by Tetova1 on Freitag, 12. Januar 2018