Nga shpërthimi i ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Budi” në Tiranë kanë mbetur dy person të plagosur rende. Shpërthimi ndodhi në një dyqan celularësh në kryeqytet, në një zonë pranë ambasadës amerikane, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur aty.

Paraprakisht, policia bën me dije se nuk bëhet fjalë për shpërthim eksplozivi, ndërsa po hetohet se çfarë e shkaktoi atë.