Marrëdhëniet seksuale kanë rëndësinë e tyre në jetën e njeriut por duhet të tregojmë kujdes duke qënë se edhe sëmundjet apo infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST) janë të shpeshta. Infeksionet seksuale më të shpeshta janë klamidia, gonorrhea si edhe herpesi dhe sipas mjekes Helen Knox duhet të përpiqeni të mbroheni.

7 gjërat që mjekja dëshiron të dini rreth SST

Infeksionet seksuale mund të mos shfaqin simptoma, pra mund të keni vite që e keni marrë dhe nuk e keni kuptuar. Prandaj është e rëndësishme të bëni kontrolle të vazhdueshme tek mjeku, shkruan pernenat.al.

Një SST mund ta merrni edhe pa kryer marrëdhënie seksuale. Për shembull herpesi gjenital mund të merret edhe vetëm nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë.

Vëzhgoni me kujdes sekrecionet tuaja. Ato kanë aromë të keqe dhe kanë ndryshuar ngjyrë? Kjo mund të jetë një shenjë e SST prandaj shkoni tek mjeku.

Prezervativët nuk të mbrojnë nga të gjithë llojet e SST. Pra ata mbrojnë vetëm pjesën ku vendosen dhe nuk të mbrojnë dot gjatë kontaktit me lëkurën ku mund të ketë herpes. Por gjithsesi janë shumë të rëndësishëm gjatë aktit seksual.

SST mund të shkaktojnë infertilitet. Për shembull nëse klamidia nuk kurohet mund të përhapet në uterus dhe tubat e fallopit. Sa më shpejt të merret trajtimi aq më mirë është.

Sinqeriteti është gjëja më e mirë. Pra partneri duhet të dijë problemin që ju mund të keni për të nisur analizat e përbashkëta.

Infeksionet seksuale nuk largohen pa trajtim. Pra merreni seriozisht nëse e keni një problem të tillë.