Ky është një shtet i cili gjendet në Ballkanin perëndimor.

Në bregun perëndimor të lumit të dytë për nga madhësia në Evropë, lumit Danub, ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, gjendet një copë tokë e cila nuk i takon askujt.

Me datë 13 Prill 2015, zyrtarisht u deklarua si territor i pavarur me emrin Republika e Lirë e Liberland nga presidenti i saj Vit Jedlicka. Edhe pse asokohe dukej si një shaka, kjo tokë prej 10 km katrorë ka rreth 40,000 banorë potencial.

Tani kur shumë shtete po mirëpresin kripto-valutat si Bitcoin, dhe shtete tjera që po tregohen skeptike në këtë drejtim, Liberland tashmë si valutë zyrtare përdor Bitcoin dhe Bitcoin Cash.

Po ashtu, ky “shtet” është duke parë mundësitë legale të adaptimit të teknologjisë Blochain në aspekte tjera të funksionimit të këtij territori.