Gjykimi për lëndën “Trajektorja” nga Gjykata Publike Speciale e Maqedonisë është shtyrë për më 18 dhjetor të këtij viti.

Të akuzuarit në këtë lëndë: ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski, paradite arritën në Gjykatën Penale.

Por pala mbrojtëse në seancën gjyqësore kërkoi xhirim vizuel dhe me ton të këtij procesi. Trupi gjykues e pranoi kërkesën dhe e ricaktoi vazhdimin e gjykimit më 18 dhjetor.

Të akuzuarit dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e akseve rrugore Milladinovc – Shtip – dhe Kërçovë – Ohër i kanë tejkaluar autorizimet e tyre, duke i shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Gjykata penale më 13 nëntor e pranoi padinë e PSP për këtë rast dhe caktoi dy data shtesë për vazhdimin e procesit gjyqësor, 18 dhe 26 dhjetor.