A është kjo e ardhmja e udhëtimeve personale?

Me sa duket iluzionet e njerëzve për të pasur një automjet fluturues po bëhet realitet.

Dhjetëra kompani anembanë globit, madje disa edhe nga Evropa po punojnë fuqishëm për të sjellë automjetin e parë fluturues në treg.

Javën e ardhshme për të gjithë adhuruesit e makinave fillon “Gjeneva Motor Shou”, dhe mes tjerash me prototipin e makinës fluturuese të së ardhmes do të marr pjesë edhe një kompani holandeze.

“Pra për të vozitur e keni timonin njëjtë sikur veturat normale, ka tre pedale të cilat kontrollohen normalisht si dhe ka edhe fshirëset e xhamit. Është një automjet shumë i thjeshtë për tu vozitur. Fluturimi fillon pasi e mbyll këtë valvul, rrit shpejtësinë dhe operon me marsh. Kjo është mënyra për ta kontrolluar këtë pajisje, thjeshtë dhe krejt ndryshe nga një helikopter “, tha Robert Dingemanse, kompania holandeze.

Automjeti do të dalë në shitje me një çmim prej 500 mijë eurosh dhe seria e parë e prodhimit do të ketë 90 makina fluturuese ndërkohë një numër i madh blerësish presin në radhë.