I ftohti përkeqëson astmen, studim!

Me uljen e temperaturave edhe subjektet më delikatë pra fëmijët do të fillojnë të kenë probleme dhe madje i ftohti tek fëmijët mund të mos shkaktojë vetëm gjendje gripale apo temperaturë. Sipas shoqatës britanike “AsthmaUk”, i ftohti mund të përkeqësojë krizat e astmës sidomos tek fëmijët. Mënyra më e mirë për ta parandaluar sipas tyre do të ishte përdorimi i shallit i cili do të mbulojë gojën dhe hundën, shkruan pernenat.al.

Marrja e ajrit të ftohtë në mënyrë direkte mund të shkaktojë astmën ndërsa nëse frymëmarrja do të bëhet nëpërmjet shallit, ajri do të jetë më i ngrohtë. Sipas të dhënave 3 në 4 pacientë vuajnë nga krizat e astmës si pasojë e ajrit të ftohtë. Shalli që mbulon gojën dhe hundën sigurisht nuk zëvendëson medikamentet por padyshim ngroh ajrin që futet në organizëm.

Përse i ftohti përkeqëson astmën?

Personi me këtë problem i ka shumë të ndjeshme rrugët e frymëmarrjes dhe ajri i ftohtë apo i lagësht bën të mundur që të shkaktojë spazma duke shfaqur kështu simptomat e astmës si kolla, frymëmarrja e rënduar, shtypja në gjoks, etj.

Kujdes edhe me pluhurat në shtëpi si edhe me tymin e krijuar nga gatimi apo pastrimi. Kujdes edhe me pemën festive pasi dekorimet mbajnë shumë pluhur.