Të gjithë e dimë se sa shumë na nevojiten ditët e plazhit pas një viti të lodhshëm pune. Por me plazhin vine dhe dis aprobleme të tjera që nuk mund t’i shmangim lehtë.
Duke filluar nga rrezatimi për një kohë të gjatë në diell, dehidratimi apo dhe tharja e flokëve. Dhe kur bëhet fjalë për flokët ato duhen mbrojtur si nga temperaturat e larta ashtu dhe nga uji i kripur i detit.
Po ju rëndisim më poshtë, disa sugjerime se si mund t’i mbroni flokët gjatë sezonit të verës, sidomos kur jeni në plazh. Lagini me ujë rubineti para se të futeni në det – studimet thonë se gjithmonë para se të notosh duhet t’i lagësh flokët me uj .
Përdorni vaj – preferohet që të përdorni vaj, pasi që u mbron flokët nga klori dhe kripa. Krem mbrojtës- Nëse jeni jashtë në det, pishinë, gjithmonë para se të notoni duhet t’i lyeni flokët me krem mbrojtës.
Pastroni flokët – një gjë e tillë është e domosdoshme, pasi ju largoni klorin, kripën dhe çdo papastërti që keni marrë nga plazhi. Balsam – mbajeni balsamin në flokë për rreth 10-15 minuta në mënyrë që ato të hidratohen.