Në disa rreshta të  librit “Drenica djep i UÇK-së  dhe Batalioni I”, Skënder Gjeli e pa edhe emrin e tij si dëshmorë. Ish-ushtari i UÇK-së në zonën e Drenicës u habit kur gjeti veten në të, jo pse nuk është meritor, por se për të ishte shkruar se ishte i vdekur.

“Aty do të vritet Texhep Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Skënder Gjeli”, thuhet në librin ku Skënderin lexon veten teksa është shpallur dëshmorë në këtë libër, njofton Klan Kosova.

Gjeli thotë se autori është dashur ta shënoj se vritet Naser Gjeli e jo emrin e tij. Mirëpo edhe pse në libër u bë dëshmor, duke qenë gjallë, këtij hatri nuk i mbeti.

Hamdi Thaçi, autori i këtij libri rastin e Gjelit e quan gabim teknik.

“S’ka libër që nuk dalin gabimet, kjo është dëshira më e vogël e autorit. edhe në këtë libër nëse janë 600 faqe të mirë janë 6 gabime teknike”, ka thënë autori i librit.