Kanë përfunduar pothuajse ¾ e kampionateve evropiane në futboll.

Në top pesë ligat evropiane udhëheqin Manchester City (Premierligë), Barcelona (La Liga), Juventus (Serie A), Bayern Munchen (Bundesliga) dhe PSH (Ligue 1).

Mirëpo Barcelona është skuadra e vetme që nuk ka pësuar asnjë humbje kampionate këtë sezon.

Blaugranët kanë grumbulluar 72 pikë, 22 fitore dhe gjashtë barazime.

Manchester City ka vetëm një humbje, Juventusi dy, Bayern dy dhe PSG dy.

Megjithatë në Serie A diferenca mes dy të parëve është e vogël, ndërsa në kampionatet tjera vështirë se mund të ndryshoj renditja.