Problemi i ajrit të ndotur po vazhdon të jetë aktual edhe këtë sezonë dimri në Prishtinë.

Posa ka filluar sezona e dimrit, ajri në Prishtinë ka filluar të ndotet dhe kuotat e ndotjes janë të larta.

Sonte, sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, koeficienti i ndotjes ka arritur në 335.

Ky koeficient cilësohet si shumë i rrezikshëm për shëndetin e banorëve.