Studentët e FSHMN-së kanë nisur protestën për të kërkuar ndërtimin e një objekti për këtë fakultet, kërkesë të cilën e kanë pasur që sa vite por të cilën deri tani nuk kanë arritur ta realizojnë për shkak të lejes dhe parcelës që nuk po ua jep komuna e Prishtinës.

Studentë, profesorë dhe drejtues të UP-së kanë marshuar drejt ministrisë së arsimit për të vazhduar më tej marshin drejt komunës së Prishitnës.

Studentët e FSHMN-në mbajnë mësim në kushte tejet të rënda të cilat sipas tyre nuk i plotësojnë as nevojat elementare.