E pra tani që erdhi ndarja
do  gjej një tjetër,
 mos ngjajë fare me ty.
Buzët t’i ketë  trasha e të majme,
jo si ty që i kishe  holla e të ëmbla, ëmbla,
sa më zuri diabeti duke   puthur.
Do ta gjej me sy blu, apo  gjelbër,
apo edhe  zinj,
por me sa më pak kadife
që  mos rrëshqas e thyej kokën në to,
si me ty,
me hundë sa më  vogël,
se e jotja si e babëzitur,
më dukej sikur thithte edhe frymën time,
sa herë rënkoje në gjoksin tim.
Do gjej një tjetër me duar më  mëdha se tuat,
që  mos humbasin më,
në shtrëngimin e duarve  mia.
Do  gjej dikë me hap më  rëndë,
 më zgjojë kur te vijë në takim,
prej ëndrrës së hapit tënd fluturak,
Dikë me flokë  mbledhur
ose bishtaleca
E jo si tuat  lëshuar
ku humbisja si nën kristalet e dëborës mbuluar…
E pra do t’i kërkoj fytyrat  ndryshme,  ndryshme prej tëndes,
se në fund…
në fund nuk do shoh në to
fytyrën tënde…
Zemër e vogël
 betohem,
do përpiqem me gjithë shpirt
  harroj,
me aq sa mund  harrohet
e paharrueshmja.