Tori Stratton nga Cowes i Anglisë, është gëzuar shumë që lindi trinjak, por Oliver, Jacob dhe Tobias janë shumë kërkues.

Deri më tani, 36-vjeçarja e kishte të pamundur të shkonte në supermarket me ta, pasi karrocat kanë vetëm dy ulëse, ndërsa ajo ka tre fëmijë, transmeton Telegrafi.

Të tre fëmijët në karrocë

“Harroja për çka shkoja, pasi tërë vëmendja ishte te fëmijët, njërin prej të cilëve e mbaja në krah. Tani gjithçka ka ndryshuar”, ka thënë Stratton lidhur me rastin.

Vetëm tani nëna mund ta kryejë pazarin si duhet

Veprimin e lokalit e kanë përshëndetur rreth 20 mijë ndjekësit e saj në Instagram, që përcjellin jetën e lumtur dhe vështirësitë e përditshme që sjellin këta fëmijë.