Deputeti Xhavit Haliti tha se me Aida Dërgutin e kanë pasur një takim pune por nuk ka treguar se për çfarë pune bëhet fjalë.

“Po kemi pas punë ne diçka edhe ska naj sen aty problem. Jo more ç’farti se lus unë kërkon për PDK as për kurgja hiç, çka më intereson mu ku kalon Aida a është në PDK a ku, edhe me ardhë mirë se ardhët edhe mos me ardhë mirë se vjen”, tha Haliti për Insajderin.

“Së pari ajo është deputete edhe së dyti e kam kolege edhe pse kemi debate në kuvend s`do me thanë se ne s`mujm me pi kafe mes veti”, tha Haliti.

Aida Dërguti, u largua e para nga të gjitha pozitat drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që u publikuan mesazhet në Viber ku ajo e fyente Albin Kurtin.

Pas Aida Dërgutit edhe një numër i madh i deputetëve u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje.