Në sallën e Kuqe në Prishtinë, janë mbledhur anëtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve pritet t’u drejtohet kandidati për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti për të prezantuar platformën e tij.

Në sallë mungojnë të gjithë të dorëhequrit ditë më parë nga funksionet e kësaj partie.

Ndër të pranishmit përveç aktivistëve, janë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Fatmire Kollçaku, Liburn Aliu, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, Ismail Kurteshi, si dhe prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari.

Gjithashtu në këtë tubim nuk merr pjesë as kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili po qendron për vizitë zyrtare në Tiranë.