Prej disa ditësh në vend është rikthyer moti me temperatura të larta të cilat herë herë na kanë detyruar të lëmë palltot e dimrit në shtëpi.

Kjo kohë e mirë me temperatura të larta të kujton pranverën por jemi akoma në fillim të muajit, janar, muaj i cili zakonisht është një ndër muajt më të ftohtë të dimrit.

Por sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë kjo situatë do të vazhdojë edhe për disa ditë.

PARASHIKIMI METEO:

RESHJET

Sot (e martë, dt.09) dhe nesër (e mërkurë dt.10) pritet të ketë reshje të dobëta në jug të vendit (respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurtë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 °C / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 °C / 15 °C

në vendet malore: 4 °C / 10 °C.

ERA

Sot (e martë, dt.09) dhe nesër (e mërkurtë dt.10) era do të fryjë e lehtë.