Me siguri e dinit se ka gjokse femrash të llojeve të ndryshme, por e dinit se ekzistojnë dhe shumë lloje thithkash gjithashtu?

Janë pikërisht 8 lloje të tilla, të cilat i ka shpjeguar Dr. Tsippora Shainhouse, një pediatër dhe dermatolog në Kaliforni si dhe pedagog në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Të gjitha janë normale por mund të keni edhe një kombimin mes tyre shprehet doktori.

Ja cilat janë 8 llojet:

Të dalë

Bëhet fjalë për thithkat të cilat janë disa milimetra më të ngritura mbi sipërfaqen e areolës. Mund të bëhen më të ngurta, të ftohta e të ndjeshme ndaj prekjeve.

Të sheshta:

Thithkat janë të sheshta dhe shtrihën ndodhen në areolë. Mund të bëhen më të ngurta, të ftohta e të ndjeshme ndaj prekjeve.

Të fryra:

E gjithë areola dhe zona e thithkës duket si dickka e vogël e ngritur në majë të gjirit. Mund të bëhen më të ngurta, të ftohta e të ndjeshme ndaj prekjeve.

Të përmbysura, të futura brenda:

Është e futur brenda në gjoks dhe ndonjëherë duhet të përdorni gishtat për ta nxjerrë atë në sipërfaqe.

Njëanshmërisht e përmbysur:

Njëra thithkë është e ngritur, normale ndërsa tjetra është e përmbysur, e futur brenda. Nëse këtë e këni vënë re vonë, mund të jetë një shenjë e kancerit të gjirit, prandaj vizitoni menjëherë mjekun tuaj.

Me puçrra, gunga:

Është e zakonshme që të ketë puçrra ose disa gunga rreth sipërfaqes së areolës që rrethon thithkën dhe quhen gjëndrat Montgomery. Ndoshta do doni ti shtrydhni ato por më mirë mos i ngacmoni.

Me qime:

Qimet e errëta që rriten jashtë zonës së Areolës janë normale dhe është mirë t’i hiqni me një piskatore.

3 thithka:

Disa njerëz kanë një thithkë shtesë, më të vogël se të zakonshmet dhe mjafton të përmendim këtu këngëtarin e njohur Harry Styles.