Një “puthje” pak para mëngjesit mes dy planetëve më të ndritshëm: Venera dhe Jupiteri do të ofrojnë një spektakël që mund të shihet me sy pa nevojën e asnjë aparati, me kush që të ngriheni shpejt.

Takimi i përafërt mes dy planetëve mund të shihet duke nisur nga ora 6 e mëngjesit të 13 nëntorit (nesër) deri sa të lindë Dielli. “Nëse do të ketë re dhe shi, nuk do të jetë problem për t’u parë, përafrimi është një spektakël për të mos u humbur”, – thonë astro-fizikanët.

“Orët më të mira për ta parë janë ato të mëngjesit, nga 06:00 e tutje, para se qielli të nisë të bëhet më i qartë”.

Ngritja kaq herët ia vlen, “sepse planetët në fjalë janë shumë të ndritshëm: mjafton të mendohet që Venera është më i ndritshëm në qiell, vetëm pas Diellit dhe Hënës, i ndjekur menjëherë nga Jupiteri. Është pra një spektakël më vete që mund të shihet me sy të qartë drejt Lindjes, me kusht, që horizonti në atë drejtim të jetë i lirë”.

Dy planetët do të jenë mes të tjerash shumë pranë njëri-tjetrit, ndryshe si një vit më parë në gusht 2016, por edhe më shumë nga ç’do të duhet të jenë në takimin e tyre të ardhshëm, i parashikuar në 22 janar 2019.