Deri para pak dekadash, rrjetet sociale as që nuk ekzistonin, tani psikologët e sociologët kryejnë studime shkencore mbi sjelljet e njerëzve në këto hapësirat virtuale. Njerëzit duket se kanë maninë për të postuar çdo gjë në facebook, instagram, snapchat, apo çfarëdo lloj aplikacioni tjetër ! Para pak kohësh, psikologët dolën në përfundimin se njerëzit që postonin aktivitetet e tyre të palestrës në rrjetet sociale janë narcistë.

Sipas studiuesve, qëllimi kryesor i tyre është mburrja për sa kohë ata investojnë në pamjen e tyre. Këta njerëz përditësojnë arritjet e tyre pasi kanë nevojë për vëmendjen e motivim nga miqtë e tyre virtual. Por nëse ky veprim nuk përbën asnjë rrezik serioz, studiuesit dhe ekspertët e kiberntetikës bien dakort se postimi i disa informacioneve të vlefshme mund të krijojë situata aspak të këndshme, ndaj duhet të mendoheni dy herë para se të publikoni 7 gjërat e mëposhtme!

1. Patentën e shoferit
Patenta juaj përmban datën e lindjes, foto dhe gjithëfarë informacioni tjeter i vlefshem për “hajdutët e identitetit”

2. Planet tuaja të pushimeve
Mos shkruani asgjë në internet kur do të largoheni dhe sa kohë do të zgjasë udhëtimi. Ky informacion është si minierë ari për keqbërësit.

3.Faqet e brendshme te pasaportës
Kodet dy-dimensionale dhe kodet QR mund të mbajnë shumë informata dhe kodet e printuara mund të lejojnë që dikush të zbulojë më shumë rreth jush, planet e udhëtimit tuaj të ardhshëm etj.

4. Si ndiheni me të vërtetë për shefin tuaj! Mendimet për kolegët e jo vetëm bëni mirë t’i ndani në një bisedë private mes miqsh të vërtete sesa në murin e facebook-ut.

5. Informacione për fëmijët tuaj
Çdo prind vendos vetë nëse dëshiron të postojë foto të fëmijëve, por sigurohuni që në facebook mos të ndani të dhëna të rëndësishme si adresa e shkollës, momentet kur ai është vetëm etj.

6. Çdo gjë tjetër për të cilën mund të pendoheni
Shmangni postimet kur jeni të dehur, kur sapo jeni ndarë nga partneri apo gjëra të ngjashme.