Mbajtja e seancës plenare e paraparë për sot është shtyrë për të mërkurën në ora 10:00 në mungesë të kuorumit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot menjëherë pas fillimit të seancës ndërpreu punimet në mungesë në mungesë të kuorumit.

Veseli pas ndërprerjes së seancës thirri në takim të menjëhershëm shefat e Grupeve parlamentare për t’u konsultuar lidhur me rrethanat e krijuara në Kuvend.

Pas takimit me shefat e Grupeve parlamentare, vazhdimi i seancës u vendos të mbahet të mërkurën në ora 10:00.