Porsche 918 Spyder i ri, po del të jetë më i mirë se që reklamohej.

Hiperveturat po evoluojnë në masë të madhe, ndërsa modeli 918 Spyder konsiderohej si qershia mbi torte.

Krahas LaFerrari dhe McLaren P1, prodhuesi gjerman po modifikon pjesët themelore, që të kombinohet më së miri sistemi hibrid, në përpjekje të krijimit të makinës më të shpejtë ndonjëherë.

Së shpejti do të ketë edhe një ‘rënie në peshë’, sikurse standardet e reja nga rivalët Aston Martin Valkyrie, Mercedes-AMG Project One dhe McLaren BP23.

Të gjitha këto ndryshime nuk i ka pësuar Porsche 918 Spyder, pos që është për 45 kilogramë më i lehtë se paraardhësi.

Kjo i mjafton që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 25.5 sekonda, teksa zyrtarisht është thënë se ka shpejtësi maksimale prej 349 kilometrave në orë.

Por, nën drejtimin e piloti profesionist, kjo hiperveturë ka arritur në 351 kilometra në orë, duke tejkaluar në këto formë atë që thuhej më parë.

Në këtë formë, makina më e shpejtë nga Porsche është bërë edhe më e shpejtë.