Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur telefonin e viktimës-femër.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Njoftimi i policisë nga raporti 24 orësh:

Rr. “Sylejman Vokshi”, Prishtinë 12.03.2018-12:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke ia vjedhur nga xhepi telefonin, viktimës femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.