Mbrojtësi i të dyshuarit, G.H për vrasjen e Aulon Zekës, është tërhequr nga mbrojtja, ka njoftuar Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjatë seancës është lexuar propozimi para se të miturit të deklarohen për fajësinë, mirëpo mbrojtësi i të miturit G.H, është tërhequr nga mbrojtja”, thuhet në njoftim.

Lidhur me vrasjen e Aulon Zekës të dyshuar janë edhe dy të mitur R.G dhe L.LL,

“E mitura R.G dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1, pika 1.1 dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I mituri L.LL dyshohet se ka kryer veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre nga neni 386 par.1, nënpar. 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet me datën 15.12.2017 në ora 09.00.