Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se shihet një fëmijë 8 vjeç i cili është duke drejtuar një veturë, në një autostradë jo pak të ngarkuar me automjete.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fëmijë i cili drejton veturën, derisa babai i tij qëndron në ulësen pranë tij.

Pamjet thuhet se janë regjistruar në një rrugë në Arabinë Saudite, pas së cilave është arrestuar babai i fëmijës.

Dhe gjithsesi nuk kanë munguar edhe reagimet e përdoruesve të rrjeteve sociale, disa që janë shprehur të shokuar e disa të tjerë të zemëruar.

Standardi i ngasjes në Arabinë Saudite konsiderohet i varfër dhe mbretëria e Gjirit ka një nga normat më të këqija të vdekjeve në lidhje me trafikun në botë.

Një tota prej 533,000 aksidentesh rrugore janë regjistruar në vitin 2016, duke rezultuar në vdekjen e 9,031 njerëzve – një mesatare prej 25 në ditë – e 38 mijë të tjerë janë lënduar.

https://twitter.com/hashtag/%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B1%D9%88%D8%B1_%D8%A7%D9%84%D8%B3%D8%B9%D9%88%D8%AF%D9%8A?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftetevjecari-saudit-filmohet-duke-vozitur-ne-autostrade-video%2F