Në fundjavë sulmuesi më i mirë i Tottenahm Hotspur, Harry Kane, ka pësuar një lëndim. Është raportuar për një lëndim në nyje i cili edhe mund ta le anglezin jashtë fushës – çka është brengosëse për klubin por edhe Kombëtaren e Anglisë.

Sot është dashur që Spurs të dalin me një njoftim rreth gjendjes së Kane.

Por raportimi i fundit është se diçka e tillë nuk do të ndodh sot dhe se tifozët por edhe stafi i klubit duhet të presin ditëve tjera për të kuptuar seriozitetin e lëndimit dhe kohën që ai mund të mungojë.