Të paktën pesë persona kanë vdekur, pas një sulmi me armë pranë një shkolle në Kaliforni. Kjo është konfirmuar  edhe nga zyrtarë policorë.

Sipas dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes thuhet se ka vdekur edhe personi i cili ka shtënë me armë, shkruan The Indeppedent, transmeton Gazeta Observer.

Personi i cili ka shtënë pasi ka hapur zjarr edhe ndaj policëve, është qëlluar për vdekje.

Qindra nxënës janë larguar nga shkolla për shkaqe sigurie, të cilëve më pas iu është ofruar edhe tretman mjeksorë, shkruan Gazata Observer.

Ngjarja ka ndodhur afër një shkolle fillore në Tehama, dhe rreth 100 forca policore kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./GazetaObserver/

VIDEO KËTU