Zinedine Zidane, Simone Inzaghi dhe Roberto Mancini janë të gjithë kandidatë për stolin e Juventusit pasi Max Allegri pritet të largohet në sezonin e ardhshëm.

Ka pasur disa raporte që Antonio Conte është gati të largohet nga Chelsea dhe të kthehet në Itali në verë, me Allegrin duke qenë një kandidat kryesor për ta zëvendësuar atë te Blutë.

Allegri ka qenë i lidhur edhe me rolet në Paris Saint-Germain, Arsenal dhe madje edhe Real Madridin, kështu që Juve duhet të marr në konsideratë mundësitë e tyre për të ardhmen.

Sipas Corriere dello Sport, një nga kandidatët kryesor është ish-lojtari i Juventusit dhe drejtuesi aktual i Real Madridit, Zidane.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve në dy sezonet e tij të para, por ky sezon aktual ka qenë më pak i qëndrueshëm për klubin nga Bernabeu.

Zidane tashmë ka një lidhje të fortë me Juven dhe ish-kolegun e tij Pavel Nedved, i cili është në stafin drejtues te Zonja e Vjetër.

45-vjeçari flet rrjedhshëm italishten dhe e njeh shumë mirë kampionatin italian, Serie A, duke luajtur për Juven nga viti 1996 deri në 2001.

Opsionet e tjera për Juventusin janë trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, i cili ka ngritur lart Lazion me një buxhet shumë të kufizuar dhe Mancinin e Zenit St Petersburg.