Menjëherë pasi dyfishoi numrin e karaktereve në 280 për cicërimat, rrjeti social Twitter lajmëroi se do të rriste edhe numrin e karaktereve për emrat e përdoruesve në 50 karaktere.

Edhe pse është më pak shqetësuese sesa limiti prej 280 karakteresh, ky ndryshim do të jetë i dobishëm për ata që kanë emra të gjatë apo ata që duan të shtojnë emoji në emrat e tyre.

Ndërsa lëvizjet e Twitter kanë përmirësuar angazhimin, rrjeti social ende ska bërë hapa përpara drejt problemeve kryesore të platformës siç është abuzimi por është fokusuar në ndryshime kozmetike.

Ngacmimet apo rasti kur një punonjës i kompanisë mbyll llogarinë e presidentit Amerikan janë disa prej dështimeve të Twitter.

Llogaria e Trump ishte offine për 11 minuta përpara se të rikthehej. Akti mori reagimin e duhur nga stafi i cili e largoi punonjësin me shumë mundësi me një “vezë” fytyrës.

Gjithësesi, Gëzuar 50 karakteret.