Një faqe interneti që inkurajon gratë të përqafojnë seksualitetin e tyre dhe të mësojnë se si të kenë orgazëm më të mirë? Tani po.

OMGYes, thotë se kombinon urtësinë e më shumë se 2 mijë grave, të moshave 18 deri në 95 vjeç, bashkë me zbulimet e fundit mbi seksualitetin, në mënyrë që të zbulojë teknika të ndryshme për të pasur një jetë seksuale të përmbushur.

Faqja e internetit, kohët e fundit doli në qendër të vëmendjes pasi aktorja, Emma Watson, njoftoi se ishte një parapagese.

“Është nja abonim i shtrenjtë, por ia vlenë”, ka thënë ajo, shkruan The Indepedent, transmeton Indeksonline.

Faqja e internetit, e cila punon drejt në shfletuesin e telefonit të mençur, tabletit ose kompjuterit, kërkon pagesën së pari më pas mund të bëhesh pjesë e saj.

Ueb-faqja, synon të edukojë përdorueset në 12 metoda kryesore të orgazmëz.

Faqja u lançua nga Lydia Daniller dhe Rob Perkins, dy miq të cilët u takuan në universitet dhe realizuan këtë gjë gjatë një bisede për seksin se sa temë tabu mund të jetë kënaqësia seksuale e grave.

Ata bënë bashkë një grup nga profesorët, regjisorët e filmave, inxhinierët, edukatorët, dhe njerëz që studiojnë psikologjinë dhe seksin në përgjithësi.