Manchester United do ta rivalizojë Liverpool-in për Christian Pulisic-in, në rast se ky i fundit do të tentojë ta sjellë në Anfield Road, amerikanin gjatë kësaj vere.

19 vjeçari është lidhur me një transferim te Liverpool, pasi që shihet si një zëvendësim i mundshëm i Philippe Coutinho-s që u largua për te Barcelona.

Megjithatë, Manchester United sheh vlerën e Pulisic jo vetëm në aftësitë e tij, por edhe si yllin e parë amerikan që mund t’iu sjellë përfitime edhe në aspektin e marketingut.