Manchester United po udhëheq në garën për transferimin e sulmuesit të Bayern Munchen-it, Robert Lewandowskin, sipas Kicker.

Përfaqësuesi i Polonisë dëshiron që të largohet nga Allianz Arena këtë verë, dhe përpos Djajve të Kuq, për të janë të interesuar edhe mbretërit e Real Madridit.

Sidoqoftë, është United që ka shfaqur interesin dhe këmbënguljen më të madhe që ta sjellë atë gjatë kësaj vere në Old Trafford.