Policia raporton se një person dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bardhosh, por i njëjti sipas mjekëve është sjellë pa shenja jete.

Ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore , ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.