Ndahet nga jeta krimineli famëkeq italian Toto Rina. Ai gjeti vdekjen natën mes të enjtes dhe të premtes, ndërkohë që bossi me origjinë nga Palermo ishte sëmurë prej kohësh dhe ishte i shtruar në repartin për të burgosurit në spitalin e Parmës, pasi ishte prekur nga kanceri.

Të enjten ai mbushi 87 vjeç, ndërsa prej disa ditësh ishte në koma, pas një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale të cilave iu ishte nënshtruar.

Ai i arrestua më 15 janar të vitit 1993, pas 24 vitesh në arrati, i cili cilësohet edhe në ditët e sotme si kreu i grupit kriminal të Cosa Nostra.

Rina ishte dënuar 26 herë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje dhe masakra, mes tyre edhe atenatin ndaj gjyqtarëve Giovanni Flancone dhe Paolo Borsellino, në vitin 1993.

Vetëm tre vite më parë, duke folur në burg me një tjetër të dënuar, krenohej me vrasjen e Falcones dhe vazhdonte kërcënimet me vdekje për gjyqtarë të tjerë.