Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se një pjesë e historisë së Kosovës, është histori e jetës së veprimtarit Adem Demaçi.

Këto komente kryeparlamentari Veseli i dha pas një takimi që pati me të në konakun e tij në prag të shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

”Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.