Kohëve të fundit femrat përveç kujdesit të shtuar për grim, rëndësi të veçantë po i kushtojnë edhe vetullave tattoo, gjegjësisht  microblading -tattoo japoneze me fije natyrale.

Edonisa Mjeku nga ‘Beauty Shine’, për Gazetën Observer tha se tashmë kjo metodë është bërë trendi në vendin tonë dhe nuk ka asnjë efekt anësorë.

E përveç femrave, interesim për vetulla tattoo, sipas saj po kanë edhe meshkujt.

Në videon më poshtë Edonisa teksa aplikon procedurën e vetullave tatto me microblading tregon se kush mundet e kush jo, derisa shpalos edhe detaje të tjera mjaft më rëndësi.

/Gazeta Observer